Paralajmërimi i frikshëm i Moskës: Kriza energjetike në Europë do të përkeqësohet

Paralajmërimi i frikshëm i Moskës: Kriza energjetike në Europë do të përkeqësohet

“Kriza energjetike në Europë do të vijojë të përkeqësohet”. Ku ishte paralajmërimi i frikshëm i zv/kryeministrit Alexander Novak gjatë një interviste për Interfax.

“Janë duke ardhur fatura për energjinë në shtëpi, për gazin që konsumatorët nuk do të mund t’i paguajnë. Kjo krizë po përkeqësohet”, shtoi Novak.
Bashkimi Evropian ka përgatitur një plan emergjent për të ndihmuar vendet anëtare të shkurtojnë varësinë nga energjia ruse.

Blloku importoi 35 për qind të naftës nga Rusia në vitin 2020 dhe po përgatitet në ndalojë në mënyrë efektive rreth 90 për qind të importeve të naftës nga ky vend deri në fund të vitit 2022.