` . Paraguaj, mbi 90 të burgosur arratisen nga burgu - TV-SHENJA

Paraguaj, mbi 90 të burgosur arratisen nga burgu

Ministrja e Drejtësisë e Paraguajit, Cecilia Perez ka konfirmuar se 91 të burgosur “shumë të rrezikshëm” janë arratisur nga burgu, duke theksuar se ishte “një arratisje e planifikuar mirë”, transmeton AA.

Siç raportuan dje mediat lokale, ministrja Perez tha se të burgosurit “shumë të rrezikshëm” u arratisën nga burgu Pedro Juan Caballero përmes një tuneli.

Ajo tha se një i burgosur është kapur, por pjesa tjetër ende nuk janë gjetur.

“Është e pamundur që zyrtarët e burgut të mos e kenë parë sasinë e rërës së mbledhur nëpër qeli. Nuk është diçka që mund të bëhet brenda natës, ekziston dyshim i fortë se zyrtarët janë të përfshirë në skemën e korrupsionit”, tha Perez.

Ajo paralajmëroi se të arratisurit janë “shumë të rrezikshëm”, pasi shumica e tyre apo të paktën 75 prej tyre ishin anëtarë të organizatave kriminale braziliane dhe të karteleve të drogës “Komanda e Parë e Kryeqytetit” dhe “Komanda Vermelho”.

Perez po ashtu informoi se drejtori i burgut dhe shefi i sigurisë janë larguar nga postet e tyre.