` . Pamje tronditëse, momenti kur treni përplaset me një autobus të parkuar në Suedi - TV SHENJA

Pamje tronditëse, momenti kur treni përplaset me një autobus të parkuar në Suedi

Një tren doli nga shinat në Suedi pasi u përplas me një autobus afër qytetit të Gothenburgut.

Sipas Euronews, përcjell Telegrafi, aksidenti ndodhi të hënën në një vendkalim hekurudhor midis fshatrave Lillhagen dhe Gunnestorp.

Për fat të mirë, asnjë lëndim serioz nuk u raportua si rrjedhojë e këtij incidenti.

“Tre persona kanë vizituar vetë qendrën shëndetësore me disa lëndime të lehta”, tha policia suedeze në një deklaratë.

Rreth 50 njerëz ishin në bordin e trenit, derisa shoferi i autobusit e kishte lënë automjetin bosh para përplasjes.

Video nga vendi i ngjarjes tregoi një autobus të parkuar, siç duket i bllokuar, në vijën hekurudhore para se të goditej nga treni. /Telegrafi/