Pamje nga vërshimet në Krushë të Madhe, dëme të konsiderueshme edhe në bujqësi

Pamje nga vërshimet në Krushë të Madhe, dëme të konsiderueshme edhe në bujqësi

Vërshimet nga reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë tashmë disa komuna të Kosovës, ku përpos dëmeve materiale dhe bllokimit të rrugëve, këto reshje kanë shkaktuar pasoja të mëdha edhe në bujqësi.

Sipas disa fotografive të publikuara në rrjetin social në Facebook të faqes “Krushë e Madhe”, shihen se si janë mbuluar në ujë pemët e perimet në Krushë të Madhe.

Po ashtu në këto foto shihen edhe disa qytetarë se si i heqin nga stalla lopët dhe kafshët përreth.

Po ashtu këto reshje kanë shkaktuar edhe vështirësi në kalim në disa rrugë dytësore të Krushës së Madhe.

Ndërkaq, gjendje e rëndë është paraqitur edhe në rrugët e Rogovës së Hasit pas reshjeve të fundit, si dhe në Gjakovë.

Ndryshe, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat parashihen të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Dita e shtunë parashihet të ketë më shumë reshje shiu, duke e përfshirë tërë territorin e vendit. /Telegrafi/