Pamje nga arritja e Ramës dhe Abazoviqit në Kiev (VIDEO)

Pamje nga arritja e Ramës dhe Abazoviqit në Kiev (VIDEO)

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ai i Malit të Zi, Dritan Abazoviq tashmë ndodhen në Kiev të Ukrainës, njofton Klankosova.tv.

Abazoviq ka postuar një video në llogarinë e tij në Facebook, që tregon momentin e arritjes në qytet.

“Arritëm në Kiev me Edi Ramën për të ofruar mbështetje të sinqertë për Ukrainën dhe qytetarët e saj në mbrojtjen e të drejtës së tyre për liri. Mali i Zi do të vazhdojë të ndihmojë Ukrainën në këtë moment të vështirë të fatkeqësisë humanitare”, ka shkruar kryeministri malazez, mëngjesin e sotëm.