Pakistan, 40 për qind e shkollave në rajonin Sindh janë shembur si pasojë e përmbytjeve

Pakistan, 40 për qind e shkollave në rajonin Sindh janë shembur si pasojë e përmbytjeve

Për shkak të katastrofës së përmbytjeve në Pakistan, 40 për qind e shkollave në rajonin Sindh janë shembur, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmeve në shtypin lokal, në të gjithë rajonin janë shembur plotësisht 5.619 shkolla ndërsa 12 mijë shkolla janë dëmtuar.

Në rajonin Sindh ku janë shembur 40 për qind e shkollave, kjo situatë nënkupton se mbi 16 mijë shkolla nuk mund të përdoren.

Krahas shkollave të shembura mbi 2.500 shkolla janë shndërruar në kampe të ndihmës. Në këto shkolla janë vendosur mbi 65 mijë familje të evakuuar për shkak të përmbytjeve.

Autoritetet janë të shqetësuar se për shkak të kësaj situate regjistrimet në shkollat shtetërore do të ulen në masën 50 për qind dhe se mijëra fëmijë nuk do të mund të marrin arsimin bazë.

Për të mbyllur këtë deficit, autoritetet kanë planifikuar të ngrenë “shkolla kampe” në zonat e prekura nga përmbytjet.

Si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga shirat mosun që vazhdojnë që nga 14 qershori, në Pakistan kanë humbur jetën 1.396 persona, ndërsa në rajonin Sindh kanë humbur jetën 578 persona.