“Pa uljen e ndotjes, Evropa vetëm ëndërr” (Video)

“Nuk mund as ta ëndërrojmë hyrjen në BE, pa vendosjen e standardeve të nevojshme për mjedisin jetësor”. Kështu shprehet Ana Çalloviq-Leshoska nga organizata qytetare “Eko svest”.  Ajo në intervistën javor për Radio Evropa e Lirë, thotë se meqë gjatë këtij viti Maqedonia pret fillim të bisedimeve me BE-në, duhet t’i ketë parasysh këto gjëra. Hapja e kapitullit 27 për mjedis jetësor, sipas Çalloviq është kryesisht për të tërhequr vëmendjen dhe për të vënë theksin tek nevojat dhe standardet të mjedisit jetësor që të njejtat të përforcohen dhe të përmirsohen.

Ana Çalloviq-Leshoska, organizata qytetare “Eko svest”
“Kapitulli 27 don të të thotë një shtypje politike ndaj institucioneve që ta kthejnë vëmendjen , sepse mjedisi jetësor dhe mbrojtja e klimës nuk janë diçka për të cilat është përgjegjëse vetëm ministria. Ata në një farë mënyre janë çështje ndërsektoriale që i tangojnë edhe sektoret e tjera, siç është energjetika, transporti, bujqësia dhe pylltaria e kështu me radhë. Në këtë aspekt mendoj se është pozitive që të fillohet me punë në këtë drejtim, sepse BE gjithmonë si e mban Kapitullin 27, pasi pa arritjen e standardeve të nevojshme  për mjedis jetësor dhe jetë të shëndosh, nuk mund as ta ëndërrojmë hyrjen në BE”.

Qeveria paralajmëroi se do të ndajë 1.6 milionë denarë që 50% të zvogëlohet ndotja e ajrit në Shkup dhe qytetet tjera në periudhën dyvjeçare.  Më pas ata e rritën shifrën, duke thënë se e kanë bërë 2 milion denarë. Por, sipas Ana Çalloviq, as kjo nuk do ta ndihmojë aq sa duhet procesin. Ajo mendon se çështja e problemit me ajrin e ndotur, do të zgjidhet diku pas 20 viteve.

Ana Çalloviq-Leshoska, organizata qytetare “Eko svest”
“Fillimisht, është shumë mirë që Qeveria përgjithësisht ka një plan dhe e vendos problemin e ajrit si një nga problemet strategjike, në drejtim të përpjekjeve të tyre për zgjidhjen e këtij problemi, ato janë evidente. Kjo është pozitive. Nga ana tjetër, është e vërtetë se parat asnjëherë nuk do të jenë të mjafueshme , sepse ajri i ndotur nuk është diçka që mund të zgjidhet për një ose pesë ditë vite. Tek ne besoj se në 20 vitet e ardhshme do ta zgjidhim problemin.  Investimi i vazhdueshëm në parandalimin e këtij problemi është një gjë e pashmangshme”.

Sa i përket asaj se shumë organizata qytetare kanë thënë se do ta padisin shtetin, për problemin e vazhdueshëm me ajrin e ndotur, Çalloviq u shpreh se nuk është optimiste se në Maqedoni mund të fitojë një lëndë e tillë, pasi në këtë vend sipas saj institucionet nuk janë efektive. Kjo thotë ajo do të kishte funksionuar në SHBA ose në vendet tjera të zhvilluara. Emine Ismaili /SHENJA/