Osmani: Qëndrimin për planin francez do ta japim kur të vijë koha

Osmani: Qëndrimin për planin francez do ta japim kur të vijë koha

Kreu i diplomacisë, Bujar Osmani mohon që takimi i nesërm i koalicionit qeverisës bëhet për shkak të propozimit francez për zgjidhjen e çështjes Shkup-Sofje. Osmani tha se në takim do të diskutohet për të gjitha çështjet aktuale. Ministri tha se nëse kërkohet, është i gatshëm që të merr pjesë në takim dhe të shpjegoj qëndrimet, por shton se ai vlerëson që fillimisht duhet të shohim se çka do të ndodhë në Sofje dhe  në vendet anëtare, pastaj të komunikojmë qëndrimet tona. Në takimin e partnerëve të koalicionit siç ka bërë me dije kryeministri Dimitar Kovaçevski, do të diskutohet edhe për krizën ekonomike, energjetike, mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta, bashkësisht me ato presidenciale dhe tema aktuale.

 “Për takimin e nesërm, ky takim ishte caktuar para se të kemi informata se do të lëshohet propozim në atë datë, kështu që ishte e lidhur me ngjarjet në përgjithësi, luftën në Ukrainë, krizën ekonomike dhe energjetike, kuptohet edhe perspektiven evropiane”, tha Osmani.