Osmani: Protokolli me Bullgarinë do të publikohet para se të nënshkruhet

Osmani: Protokolli me Bullgarinë do të publikohet para se të nënshkruhet

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani paralajmëroi se Protokolli me Bullgarinë do të publikohet para se ta nënshkruajnë autoritetet.

Sipas shefit të diplomacisë Osmani në Protokoll, si edhe në të gjithë propozimin francez nuk ka asgjë kontestuese, por se edhe Bullgaria është e pakënaqshme nga kompromisi i propozuar.
“Ata nuk janë të kënaqur, pasi duhet ta njohin gjuhën maqedonase zyrtarisht në Bashkimin Evropian. Ata nuk janë të kënaqur pasi nuk ka kapituj, nuk ka përcaktues… e vetmja gjë që morën është ndryshimi i Kushtetutës për t’u futur bullgarët. Asgjë më shumë nuk ka në propozimin francez si kompromis”, tha Osmani në televizionin 24.