Osmani: Nuk komentojmë pa qëndrim të përbashkët të vendeve anëtare të BE-së

Osmani: Nuk komentojmë pa qëndrim të përbashkët të vendeve anëtare të BE-së

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani tha se është në komunikim të vazhdueshëm me presidencën franceze me BE-në dhe me autoritetet bullgari. Ai tha se nuk do të komentojë propozimin francez për zgjidhjen e kontestit, para se vendimi të koordinohet mes 27 vendeve të BE-së.

“Do të japim qëndrimet tona mbi një propozim të presidencës franceze pasi që ai të jetë shpërndarë ndërmjet vendeve anëtare, ose do të komentojmë një qëndrim i cili ka mbështetjen e të gjitha vendeve anëtare, mendojmë që kjo është mënyra më e drejtë për të komunikuar vërejtjet tona në atë moment kur do e dimë që ky është qëndrimi i 27 vendeve anëtare”,u shpreh Bujar Osmani.