Osmani: Nuk dua të mendojnë ndërkombëtarët që shqiptarët po e bllokojnë procesin euro-integrues

Zv/kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sot ka deklaruar se ka dyshime për një dorë të fshehur që dëshiron ta prish procesin e Marrëveshjes së Prespës dhe më këtë të pengoj vendin të anëtarësohet në NATO dhe të filloj negociatat me BE.
“ Nuk dua të them se shqiptarët janë pjesë e kësaj dore të fshehur, të cilët tentojnë ta komprometojnë këtë proces, por nganjëherë, nga mosgjetja, nga mospasja e një eksperience të mjaftueshme, ndodh që të krijoni një perceptim të tillë. Shërbimi më i keq që mund t’ia bëni shqiptarëve, është të prezantoni para botës se shqiptarët janë duke e bllokuar procesin integrues. Nuk dua të mendojnë ndërkombëtarët që shqiptarët janë duke e bllokuar procesin euro-integrues të Maqedonisë”, tha Osmani.