Osmani: Nuk do t’i vendosim viza Kosovës, është gabim i Komisionit Evropian

Osmani: Nuk do t’i vendosim viza Kosovës, është gabim i Komisionit Evropian

Ministri i Punëve të Jashtme i Bujar Osmani, ka folur në lidhje me gabimin e Komisionit Evropian, të cilët kërkuan që Maqedonia e Veriut të vendosë regjim vizash për Kosovën.

Osmani deklaroi se ky gabim i Komisionit Evropian është përmirësuar, ndërsa më tej shtoi se Maqedonia e Veriut asnjëherë nuk do t’i vendos viza Kosovës.

“Është gabim i Komisionit Evropian. Vendosja e Kosovës në listën e vendeve me të cilat duhet të kemi regjim vizash është lëshim i cili është rishikuar nga ana e Komisionit Evropian, asnjëherë nuk ka kaluar nëpër institucionet e KE-së sepse do të rishikohet sepse është kontradiktore me politikat e BE-së. Ne në kuadër të Procesit të Berlinit vetëm se nënshkruam marrëveshje për qarkullim mes 6 vendeve anëtare vetëm me letërnjoftim në rajon, kështu që trendi është i kundërti me vendosjen e vizave”, tha Osmani.