Osmani: Nikollovski nuk mërzitet për shtyllat e shtetit, promovon albanofobinë

Osmani: Nikollovski nuk mërzitet për shtyllat e shtetit, promovon albanofobinë

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani ka reaguar pas pretendimit të nëkryetarit të VMRO-së Aleksandar Nikollovski se kryediplomati më shumë mërzitet për Shqipërinë të fillojë negociatat, sesa për Maqedoninë e Veriut. Osmani ka shkruar se është i vetëdijshëm se lufta për pikë politike është e ashpër dhe e pakëndshme, ndërsa të gjithë luftojnë për të fituar simpatinë e votuesve. “Por të lejosh veten të sulmohesh dhe të përpiqesh të rrezikosh shtyllën kyçe shtetërore mbi të cilën mbështetet forca e pozicioneve tona, flet jo vetëm për papërgjegjshmëri, por për një lloj patologjie në thelbin e së cilës është thellë e rrënjosur albanofobia, vlerëson Osmani.

Sa i pangopur duhet të jesh që të mos e respektosh dhe duash shtetin, për ta sulmuar përparësinë e saj kryesore- unitetin e suksesshëm multietnik për interesat strategjike.

“Synimi i këtyre tezave është i qartë, që shpresoj se nuk janë qëndrime të VMRO DPMNE-së. Përmes hedhjes drunj dhe gurë mbi shqiptarët sikur të ishin armiq të këtij vendi, tentohet të krijohet një hendek etnik në çështjet strategjike, të krijohet përçarje në vija etnike, për të dobësuar pozitën e shtetit dhe për të siguruar një avantazh politik për opozitën”, ka shkruar Osmani.