Osmani: Korniza e BE-së e njeh qartë gjuhën maqedonase

Osmani: Korniza e BE-së e njeh qartë gjuhën maqedonase

Kryediplomati Bujar Osmani ka mbajtur sot një konfernecë për gazetarë, ku ndër të tjera ka theksuar se korniza për nisjen e negociatave të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian do të miratohet të njëjtën ditë që Maqedonia e Veriut do t’i thotë PO pakos franceze për tejkalimin e krizës.  “Dhe këtu mbyllet odisejada e procesit të negociatave, ky është dokumenti që neve na lidh më tepër me Bashkimin Evropian. Në këtë kornizë shkruan pastër gjuha maqedonase pa asnjë shtesë dhe nga ai moment bëhet gjuhë zyrtare në Bashkimin Evropian, fillimisht në procesin e negociatave pastaj me anëtarësimin në BE. Bullgaria dëshironte që ky paragraf për gjuhën të mos ekzistojë fare, të mos qëndrojë fare”, tha Osmani. /SHENJA/