Osmani: Kemi arritur t’i mbyllim çështjet e hapura

Osmani: Kemi arritur t’i mbyllim çështjet e hapura

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani është takuar sot me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së në Maqedoni para të cilëve e prezantoi statusin e zbatimit të Planit 18.

Osmani në fillim të mbledhjes theksoi se kanë arritur të mbyllin gjitha çështjet e hapura politike, duke referuar fillimisht për suksesin e zbatimit të marrëveshjes së Prespës përmes miratimit të ndryshimeve kushtetuese në Kuvend, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Kemi progres serioz praktikisht në të gjitha sferat e Planit 18: në gjyqësor, ku numër i madh ligjesh janë në fazën finale; reforma në shërbimet e sigurisë, ku sistemi i përgjimit tani më është i ndarë në mënyrë adekuate nga sistemi sigurisë dhe kundërzbulimit; ndërkaq progres ka edhe në aktivitetet e parapara me reformat në administratën publike”, tha Osmani.

Ai në fund shprehu mirënjohje deri te ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së, për mbështetjen e tyre në procesin reformues dhe në përgjithësi integrimeve evropiane të vendit, duke shprehur shpresën se kjo mbështetje do të rezultojë edhe me rezultate konkrete këtë vit.