Osmani – Grliq: Maqedonia e Veriut dhe Kroacia kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme

Osmani – Grliq: Maqedonia e Veriut dhe Kroacia kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani sot realizoi takim me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane të Republikës së Kroacisë, Gordan Gërliç Radman, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në takimin tet-a-tet dhe gjatë bisedimeve plenare të të dy delegacioneve, u shpreh kënaqësi e ndërsjellë nga marrëdhëniet dhe bashkëpunimi i shkëlqyer ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kroacisë, të cilët këtë vit shënojnë 30 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në vitin 1992.

Ministrat shkëmbyen mendime për perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe nevojën e zyrtarizmit të menjëhershëm të vendimit për fillimin e negociatave të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Zhvillimi i këtillë, u theksua se bëhet i rëndësishëm me implikimet gjeopolitike të krizës ukrainase dhe nevojën për të siguruar stabilitet politik dhe zhvillim të parashikueshëm të rajonit.

“Kroacia është një fqinj i drejtpërdrejtë i Ballkanit Perëndimor dhe përveç miqësisë sonë të ndërsjellë, progresi i gjithë rajonit është me interes për Kroacinë dhe qytetarët e saj, veçanërisht pasi Kroacia ka njohuri të thella për situatën dhe marrëdhëniet në rajon”, theksoi Osmani pas takimit. Në këtë kontekst, Maqedonia e Veriut e ka mbështetjen e fortë dhe të pa rezervë të Kroacisë, gjë për të cilën ne i jemi veçanërisht mirënjohës.

U diskutua edhe për bashkëpunimin ekonomik, me çka u theksua se marrëdhëniet e shkëlqyera politike nuk janë mjaftueshëm të monituara me shkëmbimin tregtar dhe bashkëpunimin afarist mes dy vendeve. Shkëmbimi i përgjithshëm vitin e kaluar ishte mbi 220 milionë dollarë, që është rreth 20 për qind më shumë se në vitin 2020, por të pamjaftueshme në raport me potencialet tona. Për të mos u ndalur ky proces, po bëhen përpjekje për mbështetje institucionale, siç është themelimi i Klubit të biznesit maqedono-kroat në Zagreb, kohëve të fundit.

Në kuadër të vizitës, të dy Ministrat nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet dy ministrive në fushën e edukimit diplomatik, që më tej do të mundësojë shkëmbimin e njohurive dhe përvojave ndërmjet dy institucioneve.

Në orët e mbrëmjes në Filarmoni do të mbahet ngjarje solemne, me një koncert ku do të marrin pjesë grupi i përzier Filip Deviq nga Kroacia dhe shoqëritë folklorike nga Maqedonia e Veriut – Tanec dhe Ansambli shqiptar, pas së cilës do të mbahet pritje për të kremtuar së bashku 30-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kroacisë.

Në ditën e dytë të vizitës, ministri Radman do të merr pjesë në Konferencën e dytë ndërkombëtare në kuadër të Forumit të Prespës për Dialog që do të mbahet nga 16-18 në Ohër.