Orban: Ratifikimi i anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO, vitin e ardhshëm

Orban: Ratifikimi i anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO, vitin e ardhshëm

Kryeministri hungarez Viktor Orban tha të enjten se Parlamenti i Hungarisë do të ratifikojë anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO, në fillim të vitit të ardhshëm.

Në një konferencë për media, pas një takimi të Grupit të Vishegradit në Sllovaki, Orban tha se qeveria e tij tashmë kishte vendosur që Hungaria do të mbështeste pranimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO dhe se Parlamenti hungarez do ta vendosë këtë pikë në agjendën e sesionit të parë, në vitin e ardhshëm.

“Hungaria me siguri do t’i japë mbështetjen e saj pranimit të tyre. Pasi Qeveria e ka bërë edhe parlamenti do ta bëjë këtë”, tha Orban.

Parlamenti i Hungarisë, në kushte normale, mblidhet rreth mesit të shkurtit të vitit të ardhshëm.