Orban: Me ç’ta zëvendësojmë gazin rus?

Orban: Me ç’ta zëvendësojmë gazin rus?

Kryeministri hungarez Viktor Orbán kritikon vendimet për gazin natyror në një postim në Twitter.

Ai shkruan: “Më thonë se gazi rus është i keq. Ata më thonë se nuk duhet ta blejmë atë. Por askush nuk po na thotë se si ta zëvendësojmë gazin rus. Jo në pesë vjet, por nesër. Ne duhet të drejtojmë ekonominë tonë, është kaq e thjeshtë”.

Në përputhje me tonin e tij sfidues, kryeministri hungarez më herët në postimin e tij kishte shkruar: “Plani i fundit i Brukselit për të blerë gaz së bashku më kujton atë kohë kur ramë dakord të blinim vaksinat së bashku. Ngadalshëm dhe shtrenjtë. Pres një debat të madh në Këshillin Evropian”. /tesheshi.com/