Optimizëm te Bayern për nënshkrimin me Mane

Optimizëm te Bayern për nënshkrimin me Mane
LIVERPOOL, ENGLAND - OCTOBER 03:(SUN OUT THE SUN ON SUNDAY OUT) Sadio Mane of Liverpool celebrates after scoring the first goal during the Premier League match between Liverpool and Manchester City at Anfield on October 03, 2021 in Liverpool, England. (Photo by John Powell/Liverpool FC via Getty Images)

Sulmuesi i Liverpool, Sadio Mane pritet të bëjë një lëvizje gjatë merkatos së verës.

Mane vazhdon të lidhet me një kalim të mundshëm te Bayern Munich, dhe sipas raportimeve të ‘Bild’, bavarezët janë optimistë për nënshkrimin me të, përcjell lajmi.net.
Te kampi i Bayern besojnë se dëshira e senegalezit është që të firmos kontratën me ta.

30 vjeçari ka thënë se gjithçka rreth të ardhmes së tij do ta zbulojë pas finales së Champions Leageu që luhet të shtunën.

Përveç Bayern, në garë për Mane janë edhe PSG, por pas nënshkrimit të Mbappe, parisienët nuk janë aq seriozë dhe kampionët e Bundesliga kanë rrugën më të hapur.