Opozitari grek thotë se Cipras i ka votat për marrëveshjen për emrin

Opozitari grek thotë se Cipras i ka votat për marrëveshjen për emrin

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë dhe ish-kryetari i partisë greke “PASOK”, Evangelos Venizelos, tha se kryeministri grek Akeksis Cipras ka siguruar shumicën e nevojshme në parlament për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës dhe votën e besimit në Qeveri.

“Unë mendoj se Cipras ishte shumë i qartë në intervistën e tij të fundit, e cila tregon që tërhoqi deputetët nga partia ‘Grekët e Pavarur’, si dhe deputetë nga partitë e tjera më të vogla”, vuri në dukje Venizelos.

Ai pretendoi se Cipras nuk është i interesuar në legjitimitetit demokratik dhe marrëdhëniet me shoqërinë, por është e interesuar vetëm për të qëndruar në pushtet. /SHENJA/