Opozita të hënën nis me publikimin e “Parazitëve”

Opozita të hënën nis me publikimin e “Parazitëve”

Partia opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE ka paralajmëruar publikimin e një afere të re, që tregon për shumat përallore që arkëtojnë qeveritarët. Këtë aferë, kjo parti e quan “Parazitët”, ndërsa sipas tyre, publikimi i saj do të jap përgjigje për vuajtjet e popullit.

“Populli mezi ia del mbanë. Shumica e pensioneve nuk janë as sa 1/3 e shportës së konsumit. Dy paga minimale nuk mjaftojnë për të ushqyer një familje, ndërsa zyrtarët e qeverisë regjistrojnë të ardhura gjashtëshifrore çdo muaj. Kush janë të pasur ndërsa njerëzit vuajnë? Cilët janë “parazitët” e shoqërisë? Ndërsa paga e qytetarëve po hahet nga inflacioni, të ardhurat e tyre janë shumë të mëdha për të ndjerë ndikimin”, thuhet në njoftimin e vmro-së.