` . “Opinioni do të befasohet me të vërtetën e rastit ‘Zhvatja’” - TV SHENJA

“Opinioni do të befasohet me të vërtetën e rastit ‘Zhvatja’”

Në profilin në fejsbuk dhe instagram të televizionit tani më  të shuar 1TV, sot u publikua një status në të cilin thuhet se opinioni do ta mësoj të vërtetën për rastin “Zhvatja”
“Mjaft pritëm dhe pauzuëm me publikimet në profilin tonë. Postimin e parë do të ja dedikojmë njeriut i cilin e krijoji 1TV, Bojan Jovanovski i cili ka luftuar deri në fund që cdo i punësuar në televizion të ketë trajtimin e duhur, njeri i cili shok me të gjithë të punësuarit në 1TV. Ne jemi dëshmitarë të fakteve kush ka qenë dhe si ka qenë Bojan Jovonovski, por… në kontekst të kësaj fotografie nga seanca e sotem për lëndën e pafat të quajtur “Zhvatja”, dëshirojmë ta njoftojmë tërë opinionin se i tërë opinioni do të befasohet me prapavijën dhe të vërtetën e rastit “Zhvatja””, thuhet në postimin në faqen e tani më televizionit tani më të shuar.