Onishçenko: Dokumentet me të cilat kam marrë shtetësinë e RMV-së janë të ligjshme

Onishçenko: Dokumentet me të cilat kam marrë shtetësinë e RMV-së janë të ligjshme

Biznesmeni kontrovers ukrainas Oleksandar Onishçenko sot deklaroi se të gjitha dokumentet me të cilat ka marrë nënshtetësinë maqedonase janë të ligjshme.

Onishçenko për “Sitel” u shpreh se në asnjë moment nuk ka përdorur dokumente false dhe reagimi i tij vjen pasi qeveria e Maqedonisë së Veriut filloi procedurën për heqjen e shtetësisë së tij.

Ndryshe Onishçenko gjithashtu është në listën e zezë të SHBA-së.