Omer Bunjaku: Me ndihmën nga tribuna, do ta bëjmë edhe një përmbysje

Omer Bunjaku: Me ndihmën nga tribuna, do ta bëjmë edhe një përmbysje

Shkupi humbi ndeshjen e parë të turit të tretë eliminatorë të Liga Europës nga Shamroku në Irlandë, duke u mundur me shifra 3:1. Pas kësaj humbje një reagim në rrjetet sociale ka pasur drejtori sportiv i skuadrës nga Çairi, Omer Bunjaku, i cili ka kërkuar mbështetjen e publikut në ndeshjen e kthimit për të bërë përmbysjen dhe për të marrë kualifikimin për në fazën e plej of-it. Shkupi ndeshjen e kthimit me Shamrokun e luan të martën në stadiumin “Todor Proeski”.

POSTIMI I PLOTË I OMER BUNJAKUT

Në të kaluarën kemi bërë përmbysje të mëdha, së bashku me ndihmën e të gjithëve ju, duke na mbështetur nga tribuna, do ta bëjmë edhe këtë përmbysje dhe do të shkruajmë historinë

Për Shkupin në stadium!

NE BESOJMË