Oktay Rakipi i Shkëndijës huazohet të Boreci i Velesit

Oktay Rakipi i Shkëndijës huazohet të Boreci i Velesit

Mesfushori 18-të vjeçar i Shkëndijës së Tetovës në 6 muajt e ardhshëm do të jetë pjesë e Borecit të Velesit. Gostivarasi llogaritet si një prej futbollistët më të talentuar të kampionëve të vendit, një prej liderëve të ekipit U19 të Shkëndijës me të cilët luajti edhe në UEFA Youth League (Champions League për të rinjë), ndërsa ka debutuar me ekipin e parë që në sezonin e kaluar kur tetovarët fituan titullin kampion në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut. Shkëndija duket se llogarit për të ardhmen te Rakipi, mirëpo duke parë konkurencën momentale te kuqezinjtë dhe moshën e Rakipit, në konsultim me lojtarin dhe familjen e tij është vendosur që në 6-të muajt e ardhshëm ai të huazohet te Boreci i Velesit, skuadër që gjithashtu luan në elitën e futbollit në Maqedoninë e Veriut. Besohet që në këtë ambient të ri 18-të vjeçari të ketë më shumë hapsira për lojë e që duhet t’i ndihmojë shumë për të ardhmen. /SHENJA/