OKB: Populli sirian po përballet me dhimbje dhe sfida në rritje që sjell lufta

OKB: Populli sirian po përballet me dhimbje dhe sfida në rritje që sjell lufta

Populli sirian po përballet me dhimbje dhe vështirësi gjithnjë në rritje të shkaktuara nga pasojat vdekjeprurëse të luftës, njoftoi Komisioni i pavarur ndërkombëtar për hetimet i OKB-së për Sirinë, transmeton AA.

Raporti i ri i publikuar nga Komisioni në seancën e 51-të të Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut vlerësoi situatën e fundit humanitare në Siri.

Në raport thuhet se civilët që jetojnë në zonat kufitare të vendit shpesh janë në shënjestër të forcave të presidentit sirian Bashar al-Assad.

Më tej theksohet se Rusia vazhdon të mbështesë në mënyrë aktive forcat e regjimit me sulme ajrore ndaj civilëve.

Raporti gjithashtu potencoi shkeljet e të drejtave në qendrat e paraburgimit në rajonet e kontrolluara nga regjimi.

“Në hetimet e fundit të komisionit u konfirmua se krime kundër njerëzimit, deri në vdekjen e të burgosurve, janë kryer në qendrat e paraburgimit që i përkasin regjimit”, thuhet në raport.

U njoftua se gjendja e sigurisë së civilëve është përkeqësuar në kampin Hol në Haseke në veri të vendit dhe se 34 civilë janë vrarë nga fillimi i vitit deri më 31 gusht.

“Populli sirian po përballet me dhimbje dhe vështirësi në rritje të shkaktuara nga pasojat e një lufte që ka zgjatur për më shumë se një dekadë”, thuhet në raport.