` . OKB: Ligji i ri i shtetësisë në Indi është “diskriminues” - TV-SHENJA

OKB: Ligji i ri i shtetësisë në Indi është “diskriminues”

Zyra e të drejtave të njeriut të Kombeve të Bashkuara (OKB) ka deklaruar se shtetësia e re e Indisë është “fundamentalisht diskriminuese” në natyrë dhe nuk u ofron muslimanëve të njëjtën mbrojtje si pakicave tjera, raporton AA.

Jeremy Laurence, zëdhënës i Zyrës së Komisarit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, tha se ligji i ndryshuar duket se minon angazhimin e Indisë për barazi para se ligji të sanksionohet në kushtetutën e vendit.

Të mërkurën, Parlamenti i Indisë miratoi projektligjin i cili do t’u japë shtetësinë gjashtë pakicave nga Afganistani, Pakistani dhe Bangladeshi, të gjitha vende me shumicë muslimane në Azinë e Jugut.

Ligji kontravers u miratua dhe hyri në fuqi dje pasi e nënshkroi atë presidenti indian, Ram Nath Kovind.

Zyrtari i OKB-së tha se ligji minon detyrimet e Indisë sipas Paktit Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike dhe Konventës për Eliminimin e Diskriminimit Racial.

“Megjithëse ligjet më të gjera të natyralizimit të Indisë mbeten në fuqi, këto ndryshime do të kenë efekt diskriminues në qasjen e njerëzve te kombësia”, tha Lawrence.

Zyra e të drejtave të OKB-së tha se të gjithë migrantët, pavarësisht statusit të tyre të migracionit, kanë të drejtë të respektojnë, mbrojnë dhe përmbushin të drejtat e tyre njerëzore.

Theksohet se India vetëm një vit më parë miratoi Marrëveshjen Globale për Migrim të Sigurt dhe të Rregullt.