Ofertë marramendëse nga Kina për Payet!

Ofertë marramendëse nga Kina për Payet!

Marseille po kalon një krizë të vërtetë dhe si të mos mjaftonte kaq ekipi mund edhe të humbasë lojtarë të rëndësishëm në merkaton e dimrit. Një prej tyre, Dimitri Payet ka marrë një ofertë tepër tunduese nga Kina, konkretisht nga Dalian Yifang tëcilët janë gati t’i trefishojnë pagën deri në 16 milionë euro në vit. Gjithashtu për kartonin e 31-vjeçarit klubi kinez ka gati 30 milionë euro për të kënaqur pretendimet e Marseille dhe fjala e fundit tashmë i takon Rudi Garcias nëse do të pranojë të privohet apo jo nga mesfushori me tipare sulmuesi.