` . OBSH: Remdesivir nuk jep efekte ndaj Covid-19 - TV SHENJA

OBSH: Remdesivir nuk jep efekte ndaj Covid-19

Është përfolur shumë si një prej ilaçeve më të efektshme në luftën kundër Covid-19, madje edhe presidenti i SHBA-ve Donald Trump u raportua se e përdori gjatë kurës së tij, por sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, nuk është ilaçi efikas.

“Rezultatet e Solidarity Therapeutics Trial, të koordinuar me OBSH, tregojnë se remdesivir, hidroksiklorokinë, kombinim lopinavir / ritonavir dhe regjimet e bazuara në interferon duket se kanë pak ose aspak efekt në uljen e vdekshmërisë”, thuhet në një reagim të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, raporton Ora News.

OBSH konfirmon gjithashtu se, Remdesivir nuk po ndihmon pacientët që të shërohen më shpejt nga Koronavirusi.

Remdesivir ishte medikamenti i vetëm që mori një autorizim përdorimi emergjent për Covid-19 nga Administrata Amerikane e Ilaçeve dhe Ushqimit.

Një studim i mëhershëm në SHBA, konfirmonte se trajtimi me këtë ilaç, shkurtonte kohën e shtrimit në spital për pacientët me simptoma të rënda.