OBSH emërton ndryshe sëmundjen e Lisë së Majmunit, shkak ankesat për racizëm

OBSH emërton ndryshe sëmundjen e Lisë së Majmunit, shkak ankesat për racizëm

Sëmundjes së njohur si ‘lija e majmunit’ i është dhënë një emër i ri nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila do të quhet ‘Mpox’.

Lija e majmunëve u riemërua si si ‘mpox’ nga OBSH, pas ankesave të shumta se emri aktual i sëmundjes është racist.

Të dyja emrat do të përdoren njëkohësisht për një vit, ndërsa termi ‘majmun’ do të hiqet gradualisht,” tha OBSH.

“Mox’ u propozua nga organizata e shëndetit të burrave REZO, drejtori i i së cilës tha se heqja e imazheve të majmunëve i ndihmoi njerëzit ta merrnin më seriozisht urgjencën shëndetësore.

Simptomat e lisë së majmunit ndryshojnë, por përfshijnë kryesisht skuqje, ethe, të dridhura, ënjtje të nyjeve limfatike, rraskapitje dhe dhimbje koke. Disa nga simptomat ishin aq të rënda saqë kërkonin që pacientët të shtroheshin në spital.

Që nga identifikimi i sëmundjes, ka pasur më shumë se 80,000 raste në mbarë botën dhe 55 vdekje, sipas të dhënave të OBSH-së.