` . O i dashtun! - TV SHENJA

O i dashtun!

Shkruan: Sezai Karakoç
Prej zemrës tënde u dëbova si fillim
Të gjithë internimet, më janë vazhdë e këtij dëbimi
Përtej të gjithë ceremonive, festave, ritualeve
Erdha tek ti, para këmbëve tuapërulem
Erdha të kërkoj falje, edhe pse nuk jam i denjë për falje
Mos mëlër kaq gjatë, të internuar në këtë botë
Zemrën time
Si një pranverë që ia kanë shkëputur diellin
Si një dashuri që ia kanëhumbur shërimin
Si një re kripe që fryn
Ah! Mos elër kaq gjatë, të internuar në këtë botë
Kjo lodhje e gjatë imja, nuk është nga këpucët
Duketnga këmbët
Llambat janë shtrembëruar
Pasqyrat;ëngjëj akrepësh
Koha; ëndrra e fundit e një kali tëgoditur
Shtëpia nuk është trashëgimi, është fantazmë e trashëgimisë
O i dashtun
Që zemra ime të lindi
Të rriti, tëmëkoi
Të lartësoi si një memorial të njerëzimit
Me pendë
Dhe qumësht zogu
Gjatë netëve dhe ditëve
I dashtun,
Më i dashtuni
O i dashtun,
Mos mëlër kaq gjatë, të internuar në këtë botë
Ti je në çdo poezi qërecitoj
Kur them Suna, Suna je ti, kur them Lejla; Lejla je ti
Për të të fshehur ty përdora pamjen e Salomesë,Belkizit
E kotëpërpjekja tëtëfshihja, ti je kaq i qartë, kaq i dukshëm
Zogjtë fluturojnëpër tëimituar zemrën tënde
Pranvera nga duart tuaja i mbledh lulet
Nga sytë tuaj deti mëson pafundësinë
O butësia më e kulluar, thellësia më e pafund e zemrave
I dashtun,
Mëi dashtuni,
O i dashtun
Mos mëlër kaq gjatë, të internuar në këtë botë
Kaluan vitet, plugu i la gjurmë të pavdekshme dheut
Mesnatave u zgjata drejt qiellit dhe yjet pyeta për ty
Ishte hija jote, llamba unike që më ndriçoi natën
Nëkatet e çative, nëerrësirat e bodrumeve
Në Kanlixha, në Emirgan
Në agimet e plumbta tëlagjes Kandili
Ngela duke kuvenduar me ty në pranverat dhe verat e një jete të tërë
Tani që në vjeshtën e saj mbërrita papritur
Erdha tek ti, në këmbët tuapërulem
Erdha të kërkoj falje edhe pse faljen nuk e meritoj
O Jeruzalem bashkëkohor (Merjem)
O Egjipt qësekretin shtrëngon në gji (Zulejha)
O zemër e mëshirës, që butësinë u dhurove mëndafsheve
I dashtun,
Më i dashtuni,
O i dashtun,
Mos më lër kaq gjatë, të internuar në këtë botë
Pashë shëmbjen e maleve nëPerëndim
Si skllav u shita pazareve
Në murin e Kostandinit pashë tek zverdhej dielli
Nëbotën e mendimeve, me ëndërrimet tuaja u dogja
Hija jote, në burimin e ujit të përjetësisëu pasqyrua
Në këtë çast qëmendimet e vdekjes më kapluan
Me frikën e llogarive të pashlyera
Erdha tek ti, para këmbëve tuaja gjunjëzohem
Erdha të kërkoj falje edhe pse faljen nuk e meritoj
I dashtun,
Më i dashtuni,
O i dashtun,
Mos më lër kaq gjatë, të internuar në këtë botë
Nga zogjtë e atdheut tënd nuk ka më lajm
Edhe prej varreve gëlon pranverë
Ç’vyen xhelati i dashurisë, kur ka të dashuruar
Përtej asgjësë dhe gjithçkasë, ka një Ekzistencë
Nuk jam unë përherë fajtori,është një shikim që mëdjeg e shkrumbon
Ekzistojnë vargje që thuhen duke iu përkushtuar këngës
Kurrë mos thuaj ky ishte fati, ekziston përherë një fat përtej fatit
Çfarëdo që bëhetështë e kotë, ekziston një vendim që zbret nga qielli
Ç’rëndësi ka në perëndon dita, ekziston një arkitekt që natën stolis
Nëse digjem, me hirin tim ngrihet një fortesë
Ekziston një fitore qëlartësohet përmes humbjesh
Çelësin që të shpie në misterin e sekreteve, e ke ti
Damari që ke në gjoks, internimin tënd thërret
Nuk e vras shpresën time në ty, në zemër ke një rrap të quajtur mëshirë
I dashtun,
Më i dashtuni,
O i dashtun.