` . Numri i të infektuarve të ri është stabilizuar në 10 për qind nga numri i përgjithshëm i testimeve të bëra, tani për tani ska nevojë për masa shtesë - TV SHENJA

Numri i të infektuarve të ri është stabilizuar në 10 për qind nga numri i përgjithshëm i testimeve të bëra, tani për tani ska nevojë për masa shtesë

Gjithsej 141 raste të reja me Kovid-19 prej 1.599 testime janë evidentuar në raportin e djeshëm të Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e kaluara. Ka vdekur një pacient nga Shkupi i moshës 79 vjeçare. Janë regjistruar 94 pacientë të shëruar.

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me Kovid në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 17.483, numri i pacientëve të shëruar është 14.516, numri i vdekjeve është 722 dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 2.245. Numri i përgjithshëm i rasteve aktive në Shkup është 650, në Kumanovë 183, në Tetovë 166, në Strumicë 147, në Koçan 139, në Prilep 123, në Gostivar 108 …

Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 184.097 testime të Kovid-19.

Në Klinikën Infektive janë pranuar 10 pacientë. Gjithsej të hospitalizua janë 67 pacientë. Në mbështetje oksigjeni janë 27 pacientë, nuk ka pacientë në respirator. Në spitalin në Kozle të hospitalizuar janë pesë fëmijë dhe tri nëna pozitivë me Kovid-19, ndërsa një fëmijë dhe një nënë dyshohet se janë pozitivë në virus. Në SPQ “8 Shtatori” janë pranuar tre pacientë, ndërsa gjithsej të hospitalizuar janë 37 pacientë. Në respirator janë pesë pacientë.

Në spitalin në Manastir janë hospitalizuar 18, ndërsa në spitalin në Shtip janë të hospitalizuar 44 pacientë. Në repartet infektive në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë, Prilep, Gostivar, Strumicë dhe Strugë të hospitalizuar janë 166, pacientë pozitivë dhe të dyshimtë në Kovid-19.

Raste aktive nga komunat në Shkup ka në Aerodrom – 97, Qndër – 91, Karposh – 83, Gazi Babë – 80, Kisella Vodë – 69, Çair – 62, Gjorçe Petrov – 47, Butel – 29, Ilinden – 25, Shuto Orizare – 17, Saraj – 12, Studeniçan – 8, Petrovec – 7, Haraçinë – 5, Çuçer Sandevë – 5, Sopishte – 3, Zelenikovë – 2, tetë janë të huaj, dhe një është i pashpërndarë.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dje deklaroi se tani për tani nuk ka nevojë për masa restriktive, pasi pas rritjes iniciale të numrit të të infektuarve nga Kovid-19 gjendja është stabilizuar. Numri i të diagnostifikuarve të rinj pas rritjes iniciale, tha, veçanërisht gjatë javës së kaluar, u stabilizua në afër dhjetë për qind nga numri i përgjithshëm i testimeve të bëra.

“Ato kontrolle të rasteve dhe kontrolle të anketave epidemiologjike të cilat i bëjnë epidemiologët tani për tani nuk lënë hapësirë për panik, gjegjësisht se ka paralajmërim se ka përhapje të pakontrolluar të virusit, diçka që do të duhej të vendoste nevojë për masa restriktive shtesë. Sinqerisht shpresoj se askush nga ne dhe as ne, as vendi ynë, as gjithë rajoni për shkak të asaj që dukshëm gjithkund ka situatë të njëjtë ose të ngjashme, nuk do të përballemi me një situatë të tillë që të rekomandojmë restrikcione”, tha Filipçe.

Sipas tij, hapi i parë do të ishte një formë e masave më të lehta dhe restriktive, e kanë paralajmëruar kufizimin e tubimeve masive, gjegjësisht ndalesë të plotë në disa komuna, rajone ku do të konsiderojnë se numrat dhe mënyrat e transmetimit tregon se ka mënyrë të transmisionit të virusit që duhet të ndalohet me një mënyrë të tillë të restrikcionit. Potencoi se maskat në vende të hapura tani për tani nuk janë të detyruara, megjithatë po vjen periudha e vjeshtës, e dimrit në të cilën njerëzit duhet të mbrohen edhe nga ftohjet dhe nga gripi sezonal.

“Gjithashtu në disa revista ndërkombëtare tregohet se ka mundësi që grimcat PM në situatë kur ka ndotje të jenë transmetues të virusit. Domethënë këto janë argumentet të cilat po i evaluojmë ne dhe në bazë të së cilave sjellim rekomandim se çfarë mase do të sillet. Kemi komunikim të shpeshtë me presidentin Pendarovski, u interesua dhe i jap informacion për atë se si është situata me epideminë. Tani për tani nuk ka shenja se duhet të rekomandohet edhe ndonjë restrikcion tjetër më i lehtë, ndërsa larg jemi edhe nga karantina e plotë”, tha Filipçe.