` . Numrat e ndihmës 192, 193, 194 do të shkojnë në histori, ja cili do të jetë numri i ri - TV SHENJA

Numrat e ndihmës 192, 193, 194 do të shkojnë në histori, ja cili do të jetë numri i ri

Kryetari i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov ka deklaruar se për momentin po punohet në vendosjen dhe implementimin e numrit thirrës 112. Angellov ka theksuar se në këtë numër qytetarët do të munden që ta marrin ndihmën për të cilën kanë nevojë për momentin, gjegjeshit denoncim të sulmeve fizike, aksidenteve të trafikut, zjarreve dhe ndihmës mjekësore.

“Ndihmën që sot qytetarët e kërkojnë në numrat 192, 193 dhe 194 do të koncentrohet në një numër, ky është numri 112 siç është në tërë BE-në. Nga ana e Bashkimit Evropian janë dhënë rreth një milionë euro për furnizim me mjete dhe trajnim të personave që do të punojnë në këtë numër”, ka deklaruar Angellov, përcjell SHENJA.