Nuk ndryshojnë çmimet e derivateve të naftës

Nuk ndryshojnë çmimet e derivateve të naftës

Komisioni Rregullator për Energjetik në mbledhjen e sotme ka vendosur që të mos ketë ndryshime në çmimet e derivateve të naftës.
Që këtu, mbeten në fuqi vendimet e miratuara ditë më parë.
Pra një litër, EUROSUPER BS-95 do të kushtojë 98.50 denarë, një litër EUROSUPER BS-98, kushton 101,00 denarë.
Një litër EURODIZEL kushton 100 denarë, ndërsa Vaji i Lehtë për Amvisëri shitet për 98,50 denarë për litër. /SHENJA/