` . Nuk ka marrëveshje VV-LDK - TV SHENJA

Nuk ka marrëveshje VV-LDK

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, as në takimin e sotëm nuk kanë arritur marrëveshje për bashkëqeverisje mes këtyre dy subjekteve politike.

Dështimin në arritjen e marrëveshjes e kanë konfirmuar pas takimit Kurti-Mustafa, Glauk Konjufca i LVV dhe Avdullah Hoti i LDK-s.

E tëra që kanë thënë ata para gazetarëve, ka qenë se në takimin e sontëm nuk është arritur marrëveshja dhe se do ta vazhdojnë takimet.

Marrëveshja nuk është arritur as pas pothuaj dy muajve bisedimesh e harmonizimi qëndrimesh, ku  dy subjektet u pajtuan për të gjitha çështjet lidhur me programin qeverisës.

Kujtojmë se në zgjedhjet e 6 tetorit dy partitë më të votuara janë Lëvizja Vetëvendosje me 26.270% të votave dhe Lidhja Demokratike e Kosovës me 24.548% të votave.

Ndryshe, presidenti Hashim Thaçi ka thirrur për datë 26 dhjetor seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës. /Telegrafi/