` . Nuk guxonte t’i tregonte burrit që ka abortuar, tajlandezja vjedh foshnjën e porsalindur në spital – kamerat e sigurisë e filmojnë - TV SHENJA

Nuk guxonte t’i tregonte burrit që ka abortuar, tajlandezja vjedh foshnjën e porsalindur në spital – kamerat e sigurisë e filmojnë

Tajlandezja Srivaluk Aketamsatien, 27-vjeçe, ka pranuar se kishte vjedhur foshnjën e porsalindur nga reparti i gjinekologjisë, pasi sipas saj ishte frikësuar të pranojë para burrit se kishte humbur foshnjën e saj biologjike.

Pasi që burri i saj ishte gëzuar shumë kur kuptoi se do të bëhet baba, nuk ka mund t’i thotë se kishte abortuar gjatë muajit të kaluar, transmeton Telegrafi.
Kështu është detyruar të shtiret kinse është ende shtatzënë, e situata eskaloi kur shkoi në spitalin e qytetit Pang Nga, ku u shoqërua me një çift që kishin sjellë në jetë një vajzë.

Aty menjëherë i telefonoi burrit për t’i treguar se po futet në sallë për të lindur dhe se do ta kalojë natën në spital. E të nesërmen është shtirur kinse po ndihmon çiftin dhe kështu ua vodhi foshnjën, por atë moment e filmuan kamerat e sigurisë.

Ajo ishte larguar me motoçikletë nga vendi i ngjarjes dhe me shpejtësi të madhe kishte shkuar në shtëpi, për t’ia treguar foshnjën burrit. Ai i besoi versionit të saj – duke pretenduar se është vajza e tij.

Megjithatë, policia e gjeti shpejtë dhe po të njëjtën ditë ajo përfundoi në pranga e në stacionin e policisë ka pranuar krimin e kryer, ku nëse shpallet fajtore do të dënohet nga 3 deri në 5 vite me burgim.