Nuk guxojmë ta lëshojmë/ Petkov: Propozimi francez është shumë i mirë!

Nuk guxojmë ta lëshojmë/ Petkov: Propozimi francez është shumë i mirë!

Kryeministri bullgar, Kirill Petkov, ka premtuar se do të mbetet në fjalën e dhënë dhe vendimi për Maqedoninë e Veriut do ta dorëzoj në Kuvend dhe se shpreson që Kuvendi Popullor i Bullgarisë do të sjellë vendim sa më shpejtë që është e mundur.

“Propozimi francez për Maqedoninë e Veriut është shumë i mirë. Nuk guxojmë ta lëshojmë”, tha Petkov, raporton SHENJA.

Kryeministri në dorëheqje ka komentuar edhe konferencën e djeshme të liderit të GERB, Bojko Borisov, i cili publikisht në konferencë për media bëri thirrje që qeveria bullgare ta heq veton për Maqedoninë.

“Nuk mund të dalësh në televizion të rreni gjoks dhe më pas ta bllokoni komisionin. Kjo paftyrësi është karakteristike për të. Nëse Bojko Borisov dëshiron të duket si burrë shtetas normal, le të shkoj në komision dhe le të ketë diskutim normal”,  tha Petkov.