` . Nuk bëri mirë matjet para se të fillonte prerjen e pemës, përfundoi mbi kulmin e shtëpisë së fqinjit në Teksas (VIDEO) - TV SHENJA

Nuk bëri mirë matjet para se të fillonte prerjen e pemës, përfundoi mbi kulmin e shtëpisë së fqinjit në Teksas (VIDEO)

Ky është momenti rrëqethës kur një burrë i cili kishte prerë pemën gjigante, nuk i kishte bërë mirë llogarit kur ajo filloi të bie në tokë – pasi që në vend të asfaltit përfundoi mbi kulmin e një shtëpie që ishte afër.

Ai dëgjohet duke bërtitur: “ta marrë djalli”, para se pema gjigante të përfundonte mbi kulmin e një shtëpie në Houston të Teksasit, transmeton Telegrafi.

E këtë moment rrëqethës e ka filmuar një fqinj që ishte i brengosur nga fillimi, se si do të jetë fundi i kësaj peme që ai e kishte prerë.

Në anën tjetër pronari i shtëpisë ku përfundoi pema, Matt Bieniek i cili në ato momente ishte në punë, ka thënë se është i lumtur që askush nuk është lënduar.

Por burri që ka prerë pemën është kritikuar sepse që nga fillimi kishte prerë në mënyrë të gabuar, dhe se një gjë e tillë sipas ekspertëve edhe pritej të ndodhte.