NQP nuk do të mbajë grevë nesër, nga udhëheqësia kanë marrë premtimin se paga do t’u paguhet

NQP nuk do të mbajë grevë nesër, nga udhëheqësia kanë marrë premtimin se paga do t’u paguhet

Udhëheqësia e sindikatave përfaqësuese të NQP[1]së në mbledhje sot pasdite vendosi që punëtorët të mos e ndërpresin punën nesër, duke pasur parasysh se u është premtuar se do t’u paguhet paga e prapambetur.

Por, thonë nga Sindikata se nëse deri nesër nuk paguhet paga, të mërkurën do të organizojnë protestë dhe do ta ndërpresin punën. “Qytetarët e Shkupit nesër do të kenë transport publik urban, sepse na është premtuar se nesër do të na paguhet paga. Në deklaratën që NQP Shkup ua ka dërguar të gjitha mediave, e jo neve sindikatave, është bërë e ditur, por ne kemi dashur të dimë nëse do të bëhet pikërisht të martën”, deklaroi sot pasdite për MIA-n, kryetari i Sindikatës së punëtorëve të Komunikacionit dhe Lidhjeve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Miqo Stojanovski.

Nëse nuk ndodhë pagesa e pagës, sqaroi Stojanovski, do të kemi protestë të përgjithshme të punonjësve të mërkurën në orën 11.

“Të mërkurën do të mbajmë protestë, që të kemi kohë që në përputhje me Ligjin për grevat e Ndërmarrjeve publike të përgatitemi, ta paralajmërojmë që as ne, as organet kompetente dhe as shfrytëzuesit tanë të shërbimeve të mos kemi pasoja”, tha Stojanovski. Ai deklaroi sot paradite se pagesa e pagave vonohet për një kohë të gjatë, për arsye të caktuara. Siç tha ai, 35 ditë nuk kanë marrë pagë. Nga NQP sot njoftuan se punëtorët do ta marrin pagën e merituar në ditët në vijim dhe se nuk do të lejojnë qytetarët e Shkupit të mbeten pa transport publik.

Ata presin që sa më shpejt t’i shlyejnë borxhet dhe obligimet aktuale dhe të vitit të kaluar në mënyrë që të mos vihet në pikëpyetje puna e rregullt e ndërmarrjes.