Noti ndihmon në zhvillimin e bebeve dhe fëmijëve (VIDEO)

Noti ndihmon në zhvillimin e bebeve dhe fëmijëve (VIDEO)

Dihet botërisht se sa noti sjell dobi për trupin e njeriut, veçanërisht kur është fjala për fëmijët. Ka prindër të shumtë që regjistrojnë fëmijët në not dhe besojnë se kontribuon në inteligjencë, balancim, koordinim dhe aftësitë perceptuese të fëmijëve dhe në përgjithësi ndikon pozitivisht në zhvillimin e tyre.

Gjithnjë e më i madh është numri i prindërve të cilët regjistrojnë fëmijët në not, madje ka edhe bebe dy muajshe.

Përveç kësaj, noti kontribuon ndjeshëm në forcimin e marrëdhënieve midis prindërve dhe fëmijës. Noti gjithashtu rekomandohet edhe për fëmijët me autizëm si dhe për fëmijët me nevoja të tjera të veçanta.

Elif Asena Kılıç, trajnere noti për bebet në Stamboll, qytet ky me një kërkesë në rritje për kurse noti për bebet. Kılıç në një prononcim për Anadolu Agency (AA), tha se kursi i notit është dedikuar për bebet dhe fëmijët e moshës nga 2 muaj deri në 5 vjeç.

Ajo thotë se noti është shumë i dobishëm për fëmijët, duke shtuar se sa më parë që fëmijët njihen me notin është më e dobishme për ta.

“Është shumë e rëndësishme që zhvillimi i muskujve, aktiviteti fizik dhe zhvillimi social i fëmijës të fillojnë sa më shpejt që të jetë e mundur. Fëmijët që notojnë më parë do të jenë një hap përpara mocanikëve të tyre”, thotë Kılıç.

Ajo gjithashtu shtoi se noti ka efekte pozitive kur është fjala për ushqimin dhe problemet e gjumit tek fëmijët.

Alper Asan, i cili regjistroi djalin e tij kur kishte vetëm shtatë muaj, thotë se djali i tij tani ka dy vjet e katër muaj dhe se noti ka kontribuar shumë në zhvillimin e tij.

“Kemi mundur të shohim se sa shumë noti ka kontribuar në forcimin e vetëbesimit të tij. U rekomandoj të gjithë prindërit t’i regjistrojnë fëmijët e tyre në not në gjashtë muajt e parë të jetës”, tha Asan.

“Noti ndihmon në zhvillimin e bebeve dhe fëmijëve”
Gjithnjë e më i madh është numri i prindërve të cilët regjistrojnë fëmijët në not, madje ka edhe bebe dy muajshe. Fotoreporteri i AA-së ka kapur foto mahnitëse të bebeve duke notuar
05.01.2019