Norwich merr pikën e parë, Rashica protagonist me asistin e tij

Norwich merr pikën e parë, Rashica protagonist me asistin e tij

Ekipi mik kaloi në avantazh në minutën e 29’ me anë të irlandezit James McClean, por vendasit evituan humbjen e dytë radhazi falë golit të Maximillian James Aarons në 61’.

Milot Rashica, i cili e filloi ndeshjen si titullar për vendasit, dhuroi asistin e golit të 22-vjeçarit anglez, i cili tundi rrjetën kundërshtare me një goditje potente.

Objektivi i Norwich është rikthimi i menjëhershëm në Premier League, por skuadra duhet të ndryshojë dhe të fillojë sigurimin e rezultateve pozitive.