` . Një viktimë në aksident trafiku në Shkup - TV SHENJA

Një viktimë në aksident trafiku në Shkup

Një këmbësorë e ka humbur jetën në një prej gjithsej 47 aksidenteve që gjatë fundjavës kanë ndodhur në rajonin e SPB Shkup. Një shofer i automjetit motorik dhe bashkudhëtarë janë lënduar rëndë në dy aksidente, ndërsa 30 persona janë lënduar më lehtë në 38 aksidente. Në 14 aksidente është shkaktuar dëm material.

Nga SPB Shkup informojnë se gjatë fudjavës policia rrugore ka sanksionuar dy shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, ndërsa nga komunikacioni janë përjashtuar gjashtë shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe gjashtë shoferë para se të marrin të drejtën e vozitjes, si dhe gjashtë automjete të paregjistruara.

Janë sanksionuar tre shoferë të cilët kanë kaluar në dritën e kuqe të semaforit dhe tre shoferë të cilët nuk u kanë dhënë përparësi kalimi këmbësorëve në vijat e shënuara për ta, si dhe një këmbësorë i cili ka kaluar rrugën jashtë vijave të shënuara për ta.

Me ndihmën e karrotrecit janë larguar 162 automjete.