Një tjetër kamion “fundoset” në shatërvanin e sheshit të Shkupit

Një tjetër kamion “fundoset” në shatërvanin e sheshit të Shkupit

Mëngjesin e sotëm një kamion sërish ka rënë në afërsi të shatërvanit në qendër të Shkupit, në sheshin “Maqedonia”, pasi u shemb dyshemeja e pllakave.

Kjo nuk është hera e parë që një kamion bie në shatërvanin që nuk funksionon tanimë një kohë të,  ndërsa apelet e autoriteteve për të mos lëvizur automjetet në atë hapësirë duket se kanë qenë të kota.

Ekipet e MPB-së ndodhen në terren.