` . Një tërmet 5.7 ballë godet Iranin - TV-SHENJA

Një tërmet 5.7 ballë godet Iranin

Një tërmet me magnitudë 5.7 ballë ka goditur rajonin Qotur në provincën e Azerbajxhanit Perëndimor në perëndim të Iranit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Qendra e Sizmiologjike e Universitetit të Tehereanit, thuhet se tërmeti 5.7 ballë me epiqendër në rajonin Qotur ka ndodhur në orën 09:22 sipas kohës lokale, në thellësi prej 6 kilometrash.

Ndërkohë ende nuk është raportuar për viktima apo dëme materiale.