Një shtetas turk dyshohet se ka kontrabanduar 13.3 kg arë, prokuroria jep detaje

Një shtetas turk dyshohet se ka kontrabanduar 13.3 kg arë, prokuroria jep detaje

Prokuroria themelore Kumanovë ka lëshuar Urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër një shtetasi turk me vendbanim në Shkup, i cili dyshohet për veprën penale Kontrabandë.
I dyshuari 55-vjeçar ishte shfrytëzues i pensionit të pleqërisë në Republikën e Turqisë, ndërsa në vend ishte i punësuar me kontratë si shofer autobusi në një transportues nga Shkupi. Më 7 gusht, i dyshuari ishte duke vozitur një autobus në linjën e rregullt Porec, Republika e Kroacisë – Gostivar RMS. Në vendkalimin kufitar Tabanovcë, përmes vijës doganore, me hyrjen në vend ka tentuar t’i shmanget kontrollit doganor dhe në masë të madhe ka bartur mallin e padeklaruar – bizhuteri ari, ora dhe pllaka ari në vlerë të përgjithshme prej 36.305.644,81 denarëve.
“Porosinë me sende floriri ai e ka marrë nga një shtetas kroat dhe e ka fshehur në pjesën ku ndodhet ajrimi i autobusit. Gjatë kontrollit nga doganierët e autorizuar aty u gjetën 18 pako, të cilat përmbanin 97 unaza floriri, 39 varëse floriri, 133 byzylykë ari, 4 copë byzylykë me gurë gjysmë të çmuar, 5 copë byzylykë floriri blu, 8 copë byzylykë floriri të verdhë , 5 copë byzylykë gome me shufra ari, 5 copë ora floriri pa mekanizma dhe pjesët e tyre, 33 copë varëse floriri, 91 copë vathë floriri, 23 monedha floriri, 48 copë bizhuteri ari të thyera, 73 copë shufra ari në forme drejtkendeshe dhe forma të tjera dhe 3 pako me kokriza ari. Objektet e arit kishin një peshë totale prej 13.3 kilogramësh”, informoi prokuroria. Prokuroria kërkoi që ai të dërgohet në paraburgim. /SHENJA/