Një shtëpi në Tetovë përfshihet nga zjarri

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri në Reçicë të Madhe të Tetovës. Zjarri ka shpërthyer në shtëoinë e 27 vjeçarit L.Z.
Sipas informacioneve të para, zjarri ka shpërthyer rreth oxhakut.
Zjarri është shuar nga ekip i Zjarrfikësve të Tetovës.
Hetim në vendngjarje ka bërë ekip i SPB Tetovë.