Një shërbim i huaj kërkon që unë të lë politikën, thotë ministri serb

Një shërbim i huaj kërkon që unë të lë politikën, thotë ministri serb

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandar Vulin tha se një nga shërbimet më të mëdha të inteligjencës në botë, e informoi se pikëpamjet e tij politike janë të papranueshme dhe se nëse ai nuk i ndryshon ato dhe heq dorë nga politika e besnikërisë ndaj Presidentit Aleksandër Vuçiç, ai nuk do të jetë anëtar i qeverisë.

Vulin u shpreh se nga shërbimi inteligjent i ishte thënë se do të bënin gjithçka për ta kompromentuar, duke nisur një fushatë të madhe mediatike dhe çdo fushatë tjetër kundër tij, nëse ai nuk ndryshonte pikëpamjet e tij politike, shkruan N1.

“Vuçiç është informuar rreth kësaj nga shërbimet tona të inteligjencës që kjo është përgatitur dhe unë pres një sulm masiv javën e ardhshme”, ka thënë Vulin.

Ai shtoi se kushti për të punuar me inteligjencën, është lënia e politikës, por theksoi se diçka e tillë nuk do të ndodhë.

Ministri nënvizoi se ata janë të shqetësuar për qëndrimet e tij për “Botën Serbe”, qëndrimet ndaj Bashkimit Evropian dhe Rusisë. /Euronews/