` . Një i plagosur gjatë një zënke në Tetovë - TV SHENJA

Një i plagosur gjatë një zënke në Tetovë

Një tetovar i moshës 40 vjeçe është plagosur gjatë një zënke me dy persona. Incidenti ka ndodhur dje në ora 18 në rrugën “Lubotenska” të Tetovës.

“Në SPB Tetovë, R.M (38) nga Tetova ka lajmëruar se në rrugën ‘Lubotenska’ në Tetovë, me veturën ‘mercedes’ me targa të panjohura, kanë ardhur N.B (31) dhe A.B (38) dhe pas një zënke të shkurt me SH.M (40) nga Tetova kanë shtënë disa plumba në të, me çka kanë lëshuar vendin e ngjarjes. Sh.M është dërguar në spitalin klinik në Tetovë ku është konstatuar lëndim i rëndë trupor”, ka njoftuar SPB Tetovë.

Mbikëqyrje në vendin e ngjarjes ka bërë ekip i SPB Tetovë me çka janë gjetur gëzhoja nga pushkë automatike.