` . Një hulumtim tregon se grupmosha 22-36 vjeç ka më së paku qasje në internet - TV SHENJA

Një hulumtim tregon se grupmosha 22-36 vjeç ka më së paku qasje në internet

Një hulumtim i ri dhe interesant ka zbuluar se grupmosha e të rinjve që punojnë përdorin më pak internetin se sa të pensionuarit.

Gjeneratat e vjetra mendohet që më së paku e përdornin internetin për shkak të njohurisë më të pakët të teknologjisë. Sidoqoftë, një sondazh i realizuar nga “Capgemini” me më shumë se 5.000 persona në gjashtë shtete: SHBA, Francë, Gjermani, India dhe Suedi, gjeti se 43 për qind e popullatës që janë ‘offline’ janë 36 vjeç ose më të ri, njofton Forbes.

Të rinjtë që janë posaçërisht të prekur, janë ata që nuk përkrahen financiarisht më nga familjet, pra grupmosha 22 – 36 vjeç, që e përbëjnë 35 për qind të popullatës.

Paul Hermelin, drejtor dhe kryetar i Capgemini, tha se ishte i shokuar me zbulimin që nxori hulumtimi dhe tregoi që një pjesë e të rinjve të punësuar janë të shkëputur nga interneti.

“Të gjithë menduam se njerëzit që nuk përdorin internetin do të ishin njerëzit në moshë, njerëzit në izolim, por kur lexoni se 55 për qind popullatës, të cilët janë ‘offline’ e kanë përdorur internetin, por kanë ndaluar për çfarëdo arsye, kjo është shokuese”, tha ai.

Çmimi i qasjes në internet është barriera më e madhe për të rinjtë, me 56% që thanë se çmimi është tepër i shtrenjtë, gjersa 51% thanë se nuk kanë mundësi t’i paguajnë tarifat e internetit.

Raporti i Capegemini thekson edhe hulumtimin nga Alliance for Affordable Internet (A4AI), i cili tregon se 1GB internet në telefon kushton pothuajse sa 20% e rrogës mesatare në disa shtete. SHBA-ja e ka internetin mobil posaçërisht të shtrenjtë, me 1GB që kushton rreth 12.37 dollarë.