` . NJË BISEDË ME PROF. DR. ISKENDER PALLA - TV SHENJA

NJË BISEDË ME PROF. DR. ISKENDER PALLA

“ÇDO GJË QË KA NË GJITHËSI, QENKA ASHK”

VEÇ ASHKU PASKA QENË NJË DREDHKË

Ashku paska qenë sëmundje. Gjendje e veçantë. Ashku paska qenë një disk që e rrotullon botën. Ashku brendapërbrenda paska qenë një aahhh. Ashku qenka tërbim. Ëndërr. Verbëri. Ashku paska qenë të mos jem unë. Paska qenë përpjekje. Dhimbje. Urrejtje. Hasret. Mallzim … Dhe dredhkë .

NË 30 PYETJE ASHKU – I DIVANIT !  (DIVAN – I ASHK ! )

Ai ,“Merrem me trëndafilin, bilbilin dhe me ashkun. Kjo është një dhunti e All – llahut ndaj meje. Sikur edhe një herë të visha në këtë botë, përsëri Iskender Palla dua të jem ”, derisa do të thoje se është i lumtur dhe me jetën është në pajtim. Me Prof Iskenderin aq shumë gjëra biseduam sa që kjo faqe nuk mjaftonte. Për tridhjetë pyetje u përgjigj si tridhjetë poezi. Ai zbatoi një ashk të divanit  dhe unë i shkrova. Në çdo pyetje ka ashk, në çdo përgjigje edhe më tepër …

Ç’ është ashku , kujt i themi ashk ?

Ashku është një dredhkë dhe përkufizimi më i mirë është ky. Dhe vetë rrënja e fjalës së ashkut ndërlidhet me dredhkën. Dredhka e mbështjell drurin nga jashtë, e tregon shumë të gjelbër, por brendapërbrenda e thanë. Çfarë rrapa ka pasur, çfarë selvi me shtat të mëdhenj janë tharë e janë tretur me dredhkën e ashkut, por ende jashtë shihen të gjelbër.

 Sa lloje të ashkut ekzistojnë ?

Sa bukuri ka, aq edhe ashk ka. E cilësojnë si ashk ndaj librave, Zotit, metaforës dhe njerëzisë, të gjitha rrjedhin nga i njëjti vend, në të njëjtin vend arrijnë. Emri i ashkut çfarë të jetë le të jetë, është qëllimi i krijimit të njerëzisë dhe botës. Bota nga ashku është krijuar dhe rrotullohet mbi ashkun. Ashku është si një disk, kur rrotullohet prodhon energji.

 Ndoshta ashku e ngacmon inteligjencën . Çfarë zbulime janë bërë gjatë shfaqjes së një mashkulli për ndonjë femër …

Ashku e shtyn njeriun mbi normalen, të detyron për gjëra të jashtëzakonshme. Ashku është një gjendje e veçantë.

 Si mund të gjendet ashku ?

Për një çast mund të gjendet. GALIPDEDE  thotë: “Gjeje ashkun përnjëherë, është një dhuratë për atë që e gjen ”. Ashku është prej një shikimi dhe në moment gjendet. Për shkak se është shikim i zemrës.

 Rruga në të cilën marshon për ashkun, a është çdo herë e largët ?

Bursali Beligu ka një bejte (varg ):

“ O Mexhnun, mos mendo se mëhalla e të dashurës tënde është larg.

Në agim ishe i dashuruar, në mbrëmje do ta kalosh natën me Lejlën”

(Ti mos mendo se mëhalla e të dashurës tënde është larg. Në agim ishe i dashuruar, në mbrëmje do ta kalosh natën me Lejlën. Atë që e shikon, e sheh dhe atë që e prek bëhet Lejla)

 Tash këtë varg ta lexojmë në një tjetër mënyrë, bie fjala kështu:

 “Vallë, mendon se është gjë e lehtë kjo, dashuria ?

Mos kujton se n’agim dashurohesh e mbrëmjen e kalon te Lejla?

E para është ashku njerëzor, kurse e dyta është ashku hyjnor.

Ka edhe magji. Si shihet magjia e ashkut?

Magjia në ashk është të mos bëhem unë. Kur mos të sillesh me sjelljet e tua, atëherë magjia e ashkut ju ka kapluar. Dashuria nuk është magji. Kur të arrijmë në pikën kulmore që të mbizotërojmë në ndjenjat tona, atëherë kjo është dashuria. Pjesa që ju bën magji vjen kur të arrini në dashuri. Ajo pikë është huti dhe çmenduri. Dhe në rast se arrin të dalësh prej vetvetes, do të thotë ashku ka filluar të shfaqet.

Si e mbështjell ashku trupin?

Ky është solidarizimi i zemrës dhe mendjes. Kur zemra jote të mbizotëron në mendjen tënde, syrin , veshin tënd, në momentin kur ajo e mbyll kujdesin tënd, do të thotë ashku i ka mbështjellë të gjitha qelizat.

A verbohet në këtë pikë syri i ashkut?

Po, është i verbër. Ju e shikoni, por atë që e shihni është ajo që keni dashur të shihni dhe filloni ta shihni atë që dëshiron ta shohë zemra. Sepse, ashku është një shikim dhe bukurinë vetëm ju e shihni. Lejla ishte një vajzë e zezë dhe thatiqe, por me syrin e Mexhnunit ishte krejtësisht tjetër.

 Hasreti (përmallimi ) sa e shton ashkun ?

Sa të jeni larg prej të dashurit, aq edhe ashku është i madh, sot njoftoheni, nesër krah për krahu do të ecni, ashku është aq . Në rast se qëndroni tre muaj të ndarë rritet, ne rast se shkoni ushtar, ajo shtohet.

Gajreti (përkushtimi) a mund të jetë sivëlla i ashkut?

Ashku, në esencë është gajret me dy dimensione. Njëra është gajret për të dashurën dhe tjetra për dashurinë. Gajreti për dashurinë është që atë të mos ua tregojmë të tjerëve. Ndërsa sa i përket të dashurës, është ta xhelozosh atë nga të tjerët. Dhe një gajret i tillë për të dashurën është mëshirë.

 A nuk ka diçka të ngjashme edhe në raportin e ashkut të Perëndisë ndaj robërve të Vet?

Atributet e All – llahut si Mëshirues, Mëshirëbërës janë mëshirë ndaj robit të vetë.

 Ashku, a është një sëmundje dhe një ditë a kalon ?

Po, është një sëmundje, por nuk është sëmundje që refuzohet. Këtë sëmundje njeriu në jetën e vetë njëherë duhet të kalojë … plaga e ashkut të vërtet nuk mbyllet. Natyrisht, nuk janë marrëdhëniet të lira të ditës së sotme. Plaga e ashkut është plage e ndezur, është si plaga e shpatës.  Sigurisht, gjurmët e ashkut mbeten në zemër.

 Pse gjithherë dashuritë e kohës së sotme zhvlerësohen ?

Nuk i zhvlerësojmë. Unë shpreh respekt të madh ndaj atyre që me të vërtetë janë të dashuruar. “Unë çdo behar dashurohem “,  nuk e pranoj. Çdo beharë e pres atë në vendin ku jam dashuruar, momentin kur jam dashuruar në atë, çdo beharë në rast se thotë përsëri duke shumëzuar dhe jetuar, atëhere në rregull. Por , nuk e konsideroj ashk një tjetër marrëdhënie të planifikuar çdo beharë.

Si mund ta shohë njeriu ashkun e vërtetë ? Si mundë vetveten t’ia prezantojë ashkut ?

Për këtë mendoni kur hëna e re shndërrohet bëhet e plotë. Së pari hëna e re përpara syve tona duket sikur një shkëndijë. Pastaj kur nuk është dashuria me ne, ne atë në brendësinë tonë e lartësojmë. E emërojmë dhe e personifikojmë, ajo kështu ecë, kështu flet, kafen kështu e pi themi. Hëna e re vjen duke u rritur, bëhet gjysmë hënë, pastaj rritet dhe bëhet e plotë. Në atë moment supozojmë sikur të martohemi me të dashurën tonë. Do të thotë ashku me të vërtetën përputhet. Pastaj fillojnë pyetjet. Gruaja: “ti nuk je burrë që unë kam dashur ”. Mashkulli: ”ti nuk je gruaja që unë kam dashur ”. Sepse ashku është një personalitet që s’i intereson palës tjetër. Për këtë arsye ATILA ILHANI thotë: “sa gra kam dashuruar, por ato nuk ekzistonin,,. Ne i dashurojmë gratë, mendojmë, i çojmë të flasin, i veshim …

Vdekja për hir të ashkut, a e dëshmon ashkun ?

Rruga më e lehtë për ta dëshmuar ashkun është vdekja. Ashiku i vërtetë është ai që ringjallet dhe prapë e jep jetën për ashkun, ai që është në gjendje që çdo ditë të vdes për të.

 A është ashik, ai që është dashuruar në ashk?

Po, p.sh. FUZULIU. Ai është i dashuruar në vetë qenien e ashkut , ashku kur të vetmohet e të lartësohet në inteligjencë, vetëm është personifikuar, nuk është kusht të jetë një qenie e cila është mbështjellë me mish e asht, atëherë vetë ashku vjen dhe bëhet dashuri dhe ajo qenie e mbështjellë kozmosin si bukuri absolute.

 Në rregull, a është ashku një dorëzim ?

Po, është një dorëzim dhe në asnjë mënyrë të mos parashtrojë pyetje.

Vahji hyjnorë ( shpallja ) si e shpjegon ashkun ?

Në Kur’an nuk përmendet fjala ashk,por shprehjet dashuria (Muhabbet) dhe i dashuri i Zotit (Habibullah). Ashku e përqafon muhabbetin dhe para nesh paraqitet si një shumëzim i asaj. Në asnjë libër hyjnor dhe hadith ( thënie e MUHAMMEDIT A.S. ) nuk është e ndaluar. Për shkak se bota rrotullohet mbi ashkun dhe Allahu na dhuron ashk për ta njohur Atë.

 Atëherë, Zoti na e inspiron ashkun në zemrat tona ?

Natyrisht që është një inspirim. Pasi që është bukuria e Tij absolute, pa marrë parasysh në çka dashurohemi, pikënisja e saj dhe grada piedestale është te Allahu. Ne jemi një grimcë e bukurisë së Tij.  Sipas diellit si një thermi, kurse sipas detit si një pikë uji.

 A freskohet ashku ?

I dashuruari gjithherë ashkun e vetë e hulumton, ndonjëherë një fjalë, ndonjëherë një sjellje dhe ndonjëherë një “ty të dua ” dhe ashku freskohet. Fjala e bukur, vetëm fjala e bukur .

 Kur ashku shndërrohet në urrejtje ?

Ashku, është një pjesë e urrejtjes. Për shkak se ashku çdo herë mbaron me dhimbje. Ushqimi i ashkut është dhimbja. Me përjetimin e shumë martesave përfundon lumturia, ngel vetëm dhimbja. Dhimbja përfundimtare është ndarja dhe kjo disa herë shndërrohet në urrejtje. Urrejtje ju çon të ndjeni se të gjitha vlerat janë rrënuar dhe u detyron të ndjeheni të mashtruar.

 Dhe, atëherë, ashku, a mos përballët me hakmarrjen?

Në rast se ekziston ashku i vërtetë, në asnjë mënyrë nuk ka hakmarrje. Për shkak se të vdesësh në emër të ashkut, nuk ke bërë hakmarrje. NEF’IU thotë :“ Shpëtimi i parë për arshikun është të thotë ashpër: ahhh. Kurse unë pa ahhh nuk mund të qetësohem. Ahhh, i mjeri unë”. Nuk mund të mallkoni dashnoren për veprat e bëra, në asnjë mënyrë s’mund të mendoni diçka të keqe për të.

 Të vijmë në ashkun e kësaj bote,  e më pas edhe te ai i botës së amshueshme …

Disa mistikë janë shprehur se  “Ashku botërore është derë nga e cila hyhet te ashku hyjnor”. Pra, në formën  së pari Lejla, bukuria, e pastaj Mevla (Perëndia) …ky çdo herë është diskutuar dhe çdo herë do të diskutohet. EMRI’U ka një bejte (varg):

“Sufiu kujtoi se ashku im për të dashurën është hyjnor ,

E të vërtetën s’e kishte ditur ai njeri i gjorë ” .

Poeti është dashuruar te vajza e fqinjit . Në rast se të dytë thonë: ahsh, është e mundur që nga Lejla të arrihet te Mevla (te Zoti).

 Kur të kthehet ashku hyjnor, ashku botëror, a i mbledh plaçkat ?

Jo, jo, jo, jo, në rast se ashku njerëzor na çon te vendi i ashkut hyjnor, atëherë fitorja e ashkut hyjnor nuk është padrejtësi ndaj njerëzisë.  S’mund të flitet për ashkun hyjnor nëse njeriun që e keni dashuruar s’ktheheni më ta shikoni edhe pas të kuptuarit se është ngritur në një shkallë të lartë.

Por, nganjëherë ashku të bën që t’i braktisësh kurorën dhe fronin…

Po, si IBRAHIM ED’HEMI.  Sepse të jesh mbret i kësaj bote, do të thotë botërore, kurse të jesh mbret zemre, do të thotë tejbotërore. Ashku dallimet racore i shkatërron.

A mund të flitet për zhdukjen në pikën e ashkut, duke u djegur e duke u vërtitur rreth tij ?

Tregimi i fluturës së natës dhe qiririt, është shembulli më i mirë që e sqaron ashkun. Flutura e cila sillet rreth dritës, është flutura e natës. Ajo flutur është dashuruar në dritën, kjo është një lloj ashku që në asnjë mënyrë nuk mund të ndahet, shkon duke u vërtitur dhe rrethi ngushtohet, kurse pasioni shtohet. Gjatë të vërtiturit rrethi ngushtohet, drita shtohet. Flutura shpejton dhe dëshiron ta përqafoje të dashurin. Nuk mund të shpëtojë prej kësaj tërheqje. Si bilbili kur qëndron pran trëndafilit i dashuruar. Vjen një moment kur flutura  dëshiron ta përqafojë të dashurin e vetë dhe me gjithë shpejtësinë e gjuan veten në prehrin e zjarrit dhe digjet.

 Pas kësaj, a shfaqet ashku i qiririt ?

Qiriri fillon ta djegë perin e shpirtit të vet, fitilin. Prej syve i rrjedhin lot dhe trupi shkrihet duke u shkrirë prej lotëve që rrjedhin nga sytë dhe ndër këmbët formojnë dete. Dhe, pas një kohe, i stërlodhur nga djegia e shpirtit dhe shkrirja e trupit, mbytet në lot. Ashku që të dyja i bën të shkretë. A ka më tutje …

Ashku, a është përcaktim i njeriut që në një kohë të jetës ta gjejë?

Mund ta gjejmë ashkun nëse e shikojmë me sy kërkues. E nëse ashku neve na ka gjetur, atëherë ajo është përcaktimi.

Në rregull, a ka një libër ashku ? 

Shumë libra u shkruan, p.sh , poetët e divanit gjithherë e shkruanë librin e ashkut. Por, asnjëri nuk mundi të bjerë një formulë, për këtë arsye libri i ashkut është gënjeshtër. Çdokush e ka librin e vet të ashkut. Ende s’është shkruar as libri yt i ashkut, e as i imi.

 Sikur të ishte e mundur të gjendej ilaçi për ashkun, mjekët në përbërjen e tij edhe çka do të futnin ?

Me siguri do të ishte prej nurit (dritës). Kush e di, ndoshta do të fusnin pak dhimbje, pak dashuri dhe shumë gjëra tjera.

NJËRIU QË POPULLARIZOI LETËRSINË DIVANE !

Prof. dr. Iskender Palla është i lindur në vitin 1958 në Ushak. Ka mbaruar Fakultetin e Letërsisë në Stamboll. Palla si arsimtar në Gjimnazin Deniz, njëkohësisht edhe në jetën ushtarake. Për 15 vite me radhë e vazhdoi karrierën akademike. Përveç kësaj, e vazhdoi edhe karrierën ushtarake. Pas 15 viteve, pasi që u bë docent i letërsisë dhe arriti gradën major në ushtri, e braktisi atë.

Është profesor i Gjuhës dhe Letërsisë Turke në Universitetin Kyltyr. Jetën akademike gjithherë e përqendroi në poezinë klasike turke dhe mbi letërsinë divane. Botoi shumë libraa, hulumtime dhe artikuj. Nuk ishte vetëm një akademik por edhe një misionar i letërsisë. Është prej të parëve që u orvat ta udhëheqë letërsinë divane në atë nivel që ta kuptojë populli. Për këtë arsye ai është cilësuar si “njeriu që e popullarizoi letërsinë divane”…

Ashk – n: Dëshirë e brendshme e zjarrtë, ndjenje e fortë, afsh, zjarr .

Divan: Përmbledhje poezish lirike në letërsinë orientale të renditura sipas llojeve e formave të tyre.

Huazuar nga ” Jeni Shafak ” – Turqi

Përktheu : Eljesa Ismaili & Qazmedin Shaqiri